TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar këtë të diel një protestë në lidhje me projekti e rrugës Thumanë-Kashar, projekt i cili prek 20 banesë dhe 30 hektarë tokë në këtë Njësi Administrative.
Banorët të revoltuar kërkojnë nga qeveria më shumë informacion në lidhje me projektin dhe kompensim me vlerën e tregut për personat e prekur.
Në një prononcim për media një prej banorëve kërkoi që hidhet dritë mbi projektin, ata të informohen mbi mënyrën si do të zhvillohet dhe jo që firma private t’u futet si hajdut në tokat e tyre pa komunikuar asgjë.
“Ne na shkelen të drejtat në çdo sekondë dhe pushtetarëve nuk u dhimbset asnjë çik e drejta jonë. Të vijnë të na sqarojnë o vlla.
Ja ku është Njësia Administrative Bërxullë, banorët janë të gjithë një zonë kadastrale që preket me 30 ha tokë dhe 20 banesa.
Të vijnë të na sqarojnë, të na thonë ky projekt është i tillë, do të zhvillohet në mënyrë të tillë, ka rrugë dytësore apo s’ka, ka mbikalime apo s’ka, por jo kështu.
Firma vjen pa asnjë lloj projekti dhe futet nëpër tokë si punë e hajdutëve”, tha banori.