AKTUALITET, 6 Nëntor 2022, 11:55

Dyshohet se mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur prej 6 vitesh për shkak të bindjeve radikale, arrestohet 52-vjeçari

Dyshohet se mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur prej 6

Një 52-vjeçar me iniciale Xh. (Gj) L., është arrestuar nga policia pasi dyshohet se prej 6 vitesh mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e mitur duke i dhunuar dhe kërcënuar me armë të ftohta që të mos dilnin nga banesa.

Policia bën me dije se për shkak të bindjeve radikale dyshohet se ai nuk i kishte lejuar dy fëmijët e mitur të frekuentonin shkollën.

Gjatë kontrolleve në banesë policia ka gjetur 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Ngujimi”.

Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari.

Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit.

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.