TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër shqiptar është zhdukur në Greqi, pas rasteve të muajve të fundit, ku njëri prej tyre u gjet i vrarë. Ilir Mera, 51 vjeç, me origjinë shqiptare, rezulton i zhdukur që prej mesditës së së martës, 1 nëntor, nga zona e Arethousa, Selanik.
Mediat greke raportojnë se ditën e zhdukjes, 51-vjeçari ishte në punë në zonën e Arethousa-s. Ai shkoi në një stacion autobusi aty pranë për t'u kthyer në shtëpi në liqenin e Selanikut dhe që atëherë është zhdukur.
Shqiptari i zhdukur në Selanik, Ilir Mera, është shqiptari i tretë që zhduket brenda tre muajve në Greqi. Më parë u raportua i zhdukur Altin Kodra 50 vjeç dhe më pas Ramadan Grëmshi 52 vjec, ndërsa tani Ilir Mera, 51 vjeç.