AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 20:55

Berisha nis premtimet, nga transporti publik falas tek rritja e pagave për mësuesit dhe ulja e çmimit të energjisë

Berisha nis premtimet, nga transporti publik falas tek rritja e pagave për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet do të ndërmarrë një sërë hapash të domozdoshëm për të rimëkëmbur vendin.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët e Astirit dhe Kombinatit, ku tha se sot një mësues do 8 vite për të nisur punë.

Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij, nga viti 2008-2010 u rikthyen në Shqipëri 180 mijë familje.

“Transporti publik do të subvenciononet 100 % nga qeveria. Kam simpatinë më të madhe pë rata të cilët mbrojnë kauzat e drejta. Propozimet tuaja për këshilltarët dhe administratorët janë shumë të drejta dhe do të trajtohen me përparësi. Çfarë bëri Edi Rama për të treguar se është i biri i të atit. Dilte në televizor me hekura në dorë. Arrestoi për çështje civile 38 mijë qytetarë. E vërteta është që ka mbjellë frikë. Frika është ajo që çdo demokrat duhet të përballet çdo ditë. Ju thatë se vajza iku, sot një mësues edhe më i afti, për të gjetur punë duhet të rrijë 8 vite. Profesioni më i vështirë është i mjekut. Nuk kërkon më shumë se 8 vite për të nisur punën. Kurse në Shqipëri mësuesi duhet të kalojë 8 vite për të filluar punën. Do marrin fund këto. Mësuesit do të kënë statusin e nëpunësit civil. Ne i mbi-dyfishuar rrogat e mësuesve. Kjo është e domosdoshme. Arsimtari u bë një profesion i preferuar. Do e vendosim mësuesin në pjedestal. Do të bëjmë gjithçka për suksesin e tij. Padiksutim që ka plan për afrimin e atyre që janë larguar? Po ka plan, është i vështirë, por është optimist. Në vitin 2008-2010 u kthyen 180 mijë familje në Shqipëri. Qeveria do heqë menjëherë bordet e çmimeve. Nuk mund të ekzistojë fasha 800kwh. Prek 60% të popullatës shqiptare. Shqipëria ka prodhuar edhe këtë vit, 100% të energjisë që i duhet.  Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë tek 7 lekë. Garantoj tek familjarët se nuk do ketë kurrë një fasho me 800kwh. Garantoj se çmimin e energjisë do e bëjmë nga 95 në 76 lekë”, u shpreh Berisha.