AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 21:19

“Politikat e Rilindjes kanë shkatërruar tregun e lirë”/ Meta: PL mbështetje ndaj biznesit! Vetëm shporrja e qeverisë nga pushteti i jep liri sipërmarrjes

“Politikat e Rilindjes kanë shkatërruar tregun e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se ka shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë të biznesit, duke favorizuar monopolet e lidhura me të.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Rilindja ka shkatërruar sigurinë juridike, çka ka bërë që Shqipëria të jetë e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Sipas ish-Presidentit, vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i jep frymëmarrje dhe liri biznesit për të zhvilluar aktivitetin e saj.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë mbështet kërkesat e drejta të biznesit.

Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës.

“Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë.

Të gjithë së bashku në 12 Nëntor për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm!