AKTUALITET, 3 Janar 2026, 15:10

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar në Elbasan. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë. 

Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

Njoftimi:

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin: A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.