AKTUALITET, 3 Janar 2026, 14:34

Berisha: Plani ynë kryesor do të jetë krijimi i mundësive që të rinjtë të ndërtojnë ëndrrën, jetën e tyre në Shqipëri

Berisha: Plani ynë kryesor do të jetë krijimi i mundësive

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se plani kryesor i PD-së do të jetë krijimi i mundësive që të rinjtë të ndërtojnë ëndrrën, jetën e tyre në Shqipëri. 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Kryedmeokrati theksoi se kjo kërkon që të gjithë të angazhohen për largimin e Edi Ramës. Sipas tij, në Shqipëri nga viti 2007 në vitin 2014, numri i popullatës u rrit nga viti në vit, ndërsa nga viti 2014 gjer sot, vetëm të rinj kanë emigruar 720.000.

"Pa diskutim që plani ynë kryesor do të jenë të rinjtë, krijimi i mundësive për ta për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri, jetën e tyre në Shqipëri. Kjo kërkon që të gjithë ne këtu të angazhohemi për largimin e Edi Ramës. Nuk ishte kjo situatë para vitit 2013. Referojuni të dhënave të Institutit të Statistikave. Në Shqipëri, nga viti 2007 në vitin 2014, numri i popullatës u rrit nga viti në vit. Kurse nga viti 2014 gjer sot, vetëm të rinj kanë emigruar 720.000. Shqipëria është boshatisur", tha Berisha.