TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji ka reaguar pas ndërhyrjeve të SHBA në Venezuelë.
Në qëndrimin e tij, ish-depueti i PD thotë se tashmë është një agim i ri për Venezuelën dhe një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri.
Sipas tij, kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.
Reagimi
Një agim i ri për Venezuelën, një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri
Për ata që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë instrumente për të ndryshuar regjime kriminale, mjafton t’i hedhin një sy gangsterit të Venezuelës.
Regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje mund të duken të forta, por janë të përkohshme.
Kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.
Edhe në Shqipëri, kush mendon se pushteti i mbështetur te bandat, manipulimi dhe kapja e institucioneve është i përjetshëm, gabon rëndë.
Historia e regjimeve kriminale ka një fund të përbashkët: shembjen!