TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksi rrugor Tropojë-Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të pranishme në terren për të garantuar sigurinë e qarkullimit.
Në zonat ku ka prezencë të akullit, po vazhdon kriposja e rrugës, ndërsa disa segmente janë prekur nga reshjet e shiut, gjë që kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Policia Rrugore apelon që shpejtësia të moderohet, vigjilenca gjatë drejtimit të mjetit të rritet, dhe udhëzimet e forcave të rendit të ndiqen me përpikëri për parandalimin e aksidenteve.