AKTUALITET, 28 Prill 2023, 15:09

I shkon në zyrë avokates së tij dhe e kërcënon me pistoletë, procedohet korçari

I shkon në zyrë avokates së tij dhe e kërcënon me

Një avokate është marrë "peng" në zyrën e saj për disa orë nga shtetasi me iniciale N. Ç., banues në Korçë.

Ky i fundit raportohet se ka kanosur avokaten me armë sportive brenda zyrës së saj ligjore.

Raportohet se ai e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie, por nuk dihen arsyet e këtij veprimi.

Korçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.