TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva, pasi ka kryer ekzekutimin mësohet se ka udhëtuar përreth 15 kilometra derisa ka mbërritur në vendin ku ka hedhur motorin.
Më pas, ai është larguar drejt Shkodrës dhe një ditë pas vrasjes (20 prill) i shoqëruar nga një tjetër person ka udhëtuar drejt Kapshticës ku përmes kufirit ka hyrë në shtetin grek, vend ku dyshohet se ndodhet, raporton News 24.
Ndërkohë policia ka kryer kontrolle të tjera në banesën e Edmond Haxhisë, i cili akuzohet si organizatori i krimit, dhe kanë gjetur prova që tregojnë se portugezi ka qënduar në shtëpinë e tij.
Ndërkohë blutë po bëjnë edhe kërkime për gjetjen e armës, me të cilën u krye vrasja e babait të katër fëmijëve.