AKTUALITET, 28 Prill 2023, 14:46

Tentoi të trafikonte 2 pako me kanabis në formë çokollate, arrestohet i riu në Portin e Durrësit (Foto)

Tentoi të trafikonte 2 pako me kanabis në formë çokollate,

Tentoi të trafikonte drejt vendit tonë, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Tentoi të trafikonte 2 pako me kanabis në formë çokollate,

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi E. B., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g.

Tentoi të trafikonte 2 pako me kanabis në formë çokollate,

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.