TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi, pas një aksidenti rrugor.
Mediat greke raportojnë se makina me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar është përplasur me një taksi.
Por nuk mbaron me kaq, më pas shqiptari përplasi një kalimtare, e cila po ecte në trotuar.
Për fat të keq 23-vjeçari me origjinë shqiptare ndërroi jetë në vend nga përplasja e fortë, ndërsa shoferi i taksisë dhe kalimtarja janë transportuar në spital me lëndime të forta.
Mësohet se shqiptari punonte në një hotel në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, 15 Korrik në ishullin e Kos.