AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 14:38

Sulmi kibernetik, Rama: Jemi në kundërofensivë, agresori nuk e shembi mbrojtjen tonë

Sulmi kibernetik, Rama: Jemi në kundërofensivë, agresori nuk e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, i pari i qeverisë u shpreh se në bashkëpunim me aleatët është bërë i mundur qëndrueshmëria e sistemit.

Sipas Ramës, agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.

Mes të tjerash Rama u shpreh se nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.