AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 14:52

Bllokimi i e-Albania pas sulmeve kibernetike, Ministria e Brendshme tregon si do të bëhet aplikimi për karta dhe pasaporta

Bllokimi i e-Albania pas sulmeve kibernetike, Ministria e Brendshme tregon si do

Ministria e Brendshme ka reaguar pas sulmit kibernetik që u bë ndaj databazës së e-Albanias, ndërkohë që ka sqaruar qytetarët që aplikimet për të marrë karta dhe pasaporta do të bëhen fizikisht pranë sporteleve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme

Në vijim të komunikimit të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme duam të theksojmë se njoftimi lidhet vetëm me shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile të cilat do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt.

Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara.