TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka bërë ditën e sotme një denoncim në Kuvend në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë ka dërguar policinë në biznesin e tij në Tiranë për t’i mbyllur gojën ndërsa theksoi se ai nuk do të heshtë do e kërkojë të drejtën e tij deri në Strasburg.
“Vendosa të flas. Kam marrë besimin e njerëzve për të bërë detyrën time. Jam dhe dua të qëndroj në anën e qytetarëve, Nuk mund të pretendoni për të vjedhur me kompani ofshore dhe ne të gjithë të heshtim. Unë nuk marr leje ndërtimi dhe nuk bëj asnjë biznes me oligarkët tua.
Bizneset e mia nuk punojnë fare në Shqipëri. Nxjerrja e punonjësve me forcë ishte ajo që Edi Rama bëri. Unë nuk bëj pazare me ju, Të drejtën do e kërkoj në Shqipëri ose në Strasburg. Unë nuk tërhiqem. Nuk jam në shitje. Unë nuk hesht. Këtu më keni. Edi Rama ka dërguar policinë në biznesin tim për të intimiduar dhe për të më mbyllur gojën”, tha Shehaj.