TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në aksin Fier-Seman, ku një autokombanjë është përplasur me një kamion.
Siç duket, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit si dhe mungesa e sinjalistikës dhe rruga e ngushtë që nuk lejon shkëmbimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, ka sjellë edhe këtë aksident.
Në këtë aks rrugor, për shkak të aksidentit është bllokuar qarkullimi rrugor për 1 kilometra. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe ajo e rendit, pasi është krijuar kaos në trafik në të dyja kahet e rrugës.