AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 11:33

Vizita dy ditore në Shqipëri, Edi Rama takim me Bill Clinton në Vilën 30

Vizita dy ditore në Shqipëri, Edi Rama takim me Bill Clinton në

Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton janë takuar sot në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit.

Mësohet se takimi i Ramës me liderin amerikan po mbahet në kuadër të vizitës dy ditore të ish-presidentit Clinton në Tiranë.

Kujtojmë se ish-presidenti Clinton mbërriti pasditen e djeshme në 3 korrik, ku u prit me një pritje solemne prej aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas në një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë.

Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.