TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve për Balkanweb, bëhet me dije se pas përplasjes të fortë së makinës, janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi, 15 vjeç.
Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.