AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 13:25

I mituri përplaset nga një makinë, humb jetën në spital! Në kërkim shoferi që shkaktoi aksidentin

I mituri përplaset nga një makinë, humb jetën në

Aksident me vdekje në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku viktimë mbeti një i mitur.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.