AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 12:55

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, GJKKO thërret Noizyn dhe familjarët e tij si dëshmitarë në proces

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, GJKKO thërret Noizyn dhe familjarët e tij si

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar për një seri veprash të rënda penale, do të zhvillohet më 4 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë datë do të mbahet seanca paraprake për akuzat që përfshijnë “shkatërrim prone me eksploziv”, “vrasje me paramendim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Gjykata ka thirrur të marrin pjesë në gjyq viktimat dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik “Noizy”, si dhe familjarët e tij. Shtetas të tjerë të thirrur përfshijnë Arjan Aliçon, Xhino Aliçon, Besnik dhe Erion Çokun, Amela Kondi (Selimi), Roza dhe Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa dhe Kujtim Mermali, Boranta dhe Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Anisa dhe Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt në Durrës është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si reagim ndaj dhunës që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit. Artan Tafani ka treguar para hetuesve se Haxhiu, pas një bisede me nënën dhe motrën e tij mbi rrahjen e Kleviol Ahmetit, urdhëroi që t’i bëhej një dëm “Noizyt”, për të ndjerë “dhimbjen” që familja kishte për rrahjen e Kleviol.

Kjo seancë pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjet e dhunshme që lidhen me përplasjen mes grupeve dhe vendosjen e eksplozivit në Durrës.