AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 14:44

Aksidenti me pasojë vdekjen, shoferi 31-vjeçar ishte i dehur

Aksidenti me pasojë vdekjen, shoferi 31-vjeçar ishte i dehur

31-vjeçari me “Audi”, i cili shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen një natë më parë në aksin Tapizë-Krujë, drejtonte mjetin i dehur.

Kështu ka bërë me dije policia përmes një njoftimi për media, ndërsa informon për arrestimin e të riut.

Me mjetin e tij, 31-vjeçar është  përplasur me një makinë tip “Volkswagen” me drejtues P. Çangu dhe pasagjere bashkëshorten e tij, Xhume Çangu 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.