AKTUALITET, 4 Qershor 2024, 15:36

Do të jetë dëshmitari i parë në Komisionin Hetimor për TIMS, nis marrja në pyetje e ministrit Balla

Do të jetë dëshmitari i parë në Komisionin Hetimor

Ka nisur marrja në pyetje e Taulant Ballës, si dëshmitari i parë në Komisionin Hetimor Parlamentar të sistemit TIMS.

Marrja në pyetje e Ballës do të bëhet me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.

Në mbledhje pritet që të jenë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie. Po ashtu do të dëshmojë dhe kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT së Policisë, Ervin Muça.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të ishte me dyer të hapura për median, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca, duke pohuar se ka sekrete hetimore.