TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se është e mbushur me spiunë serb. Ai tha se duhet një spastrim i qeverisë dhe pasi bashkëpunëtorët e Beogradit kanë postet më të larta në qeveri.
“Duhet një spastrim. Ka njerëz që kanë qenë në listat e Milošević dhe kanë ardhur në pozitat e zv. ministrave në qeverinë tonë. Janë më emra me mbiemra dhe e sheh ministrin e shëndetësisë, ministrin e arsimit.
Pra ky është shqetësimi që duhet të kemi ne. Ne na është riinstaluar dhe një herë pjella komuniste e regjimit të Serbisë. Kjo kategori është e instaluar në të gjitha institucionet e shërbimet e inteligjencës”, tha Hisen Berisha i ftuar në Euronews Albania.
Ai shtoi se qeveria e Kosovës po diskriminon veteranët e luftës, të cilët janë arsyeja pse Kosova është sot një shtet i lirë.
“Nuk mund të bëhet shteti me pjesëtar të Serbisë brenda tij. Nuk është tragjike që kanë qenë bashkëpunëtor, se nuk kishin ku të shkonin, por tani nuk mund të vrapojnë për të qenë pjesë e vendimmarrjes.
Kanë bërë dhe thirrje që t’i përjashtojnë veteranët nga paga minimale. Këto janë kategoria që luftuan që të kemi shtet e tani, na vijnë këto të Serbisë e duan të degjenerojnë dhe këtë kategori”, deklaroi Hisen Berisha.