TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skandal i rëndë ka goditur Federatën Shqiptare të Futbollit ditën e sotme, pasi një mbikëqyrës shqiptar që ndodhej në kampin stërvitor që Kombëtarja po akomodohej pranë Dortmundit, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një punonjëse.
Media gjermane “Bild” ka zbuluar detaje të reja, me mbikëqyrësin që thuhet se është 26 vjeç, ndërsa e dhunuara 18 vjeçe.
Në denoncimin e bërë, ajo i tha policisë se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë dhe e kishte ngacmuar seksualisht.
Edhe pse prokurori publik u informua menjëherë për veprën e raportuar, i dyshuari mundi të fluturonte në shtëpi i pangacmuar të nesërmen, pas disfatës së Shqipërisë kundër Spanjës, që shënonte dhe ndeshjen e fundit të kuqezinjve në Europian.
“Duke qenë se nuk ka ende dyshime urgjente, një kërkesë për urdhër arresti nuk është paraqitur”, tha një zëdhënëse e organit të akuzës.
Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi.
“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë përparësinë kryesore”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, burri u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit, teksa është e ditur që ai nuk është as lojtar, as staf dhe as zyrtar i rangut të lartë.