AKTUALITET, 9 Korrik 2024, 18:41

E pazakontë, stuhi breshëri sa një top bejsbolli godet Elbasanin

E pazakontë, stuhi breshëri sa një top bejsbolli godet Elbasanin

Zona e Gjinarit në Elbasan u përfshi nga një stuhi e fortë breshëri këtë të martë.

Stuhia zgjati rreth 2 orë duke shkatërruar të mbjellat e pemtarinë.

Stuhia e pazakontë ndodh ndërsa në Dropull dhe Finiq po punohet prej orësh për të shuar vatrat e zjarrit, të cilat janë ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era.