AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 09:53

“Nuk ka rënë bombë atomike”- Meta publikon pamjet nga Shijaku: Po helmohen qytetarët nga djegia e tonelatave me plehra

“Nuk ka rënë bombë atomike”- Meta publikon pamjet nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamjet nga Shijaku ku digjen tonelata me plehra.

Meta shprehet se bashkia e rilindjes helmon qytetarët duke bërë krime mjedisore. Ai ironizon duke thënë se për sa kohë lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi kriminal banorët terrorizohen të mos protestojnë.

“Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.

Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë”, shkruan Meta.