TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Abaz Mamo, 27 vjeç, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane me akuzën e trafikut të drogës.
Sipas policisë në lidhje me këtë vepër penale, Gjykata e Brindisit në Itali e ka dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 3 ditë burgim.
Tashmë kanë nisur procedurat për të bërë të mundur ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brindisi”.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brindisi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:
Abaz Mamo, 27 vjeç, banues në fshatin Çepeat, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brindisit, Itali, e ka dënuar me 3 vjet, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.