AKTUALITET, 14 Prill 2025, 21:55

"Asnjë fakt nuk ke ti, vetëm reciton..."/ Debat mes Bashës dhe Abilekajt: Rama të zgjodhi ty...

"Asnjë fakt nuk ke ti, vetëm reciton..."/ Debat mes

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka debatuar me analistin Enton Abilekaj. 

Basha përsëriti disa herë se Rama dhe Berisha janë bashkë, por Abilekaj i kërkoi prova dhe i tha se flet pa fakte. 

Debati: 

Enton Abilekaj: Ngrini disa teza mbi fakte që nuk ezkistojnë. Kur thoni se nuk flet Berisha dhe mediat për Çyrben, nuk është e vërtetë, mediat flasin. Beteja është mes Ramës dhe Berishës dhe ju keni dalë në mbështetje të Ramës këtë rradhë? Ju për çfarë jeni, për të ndihmuar Ramën? 

Lulzim Basha: Ramën e ndihmon Berisha mjaftueshëm, janë bashkë. Nuk ka pse e ndihmoj unë, sepse unë dua ta çoj te shokët te 313-ta. Rama do votën të njerrë shokët. Berisha e do për të nxjerrë Ilirin. Ramën e ka bërë bashkë kulla Mali i Tiranës, lirimi i të korruptuarve, Berisha i dha votën. Mbyllën listat. Premtoi Berisha Komision Hetimor për charterin, për McGonigal, nuk i bëri. Janë fakte.

Enton Abilekaj: Asnjë nga këto fakte nuk qëndrojnë.

Lulzim Basha: Berishën e ka nxjerrë aty Edi Rama për të bërë sikur ka betejë. Ai e ka nxjerrë Berishën për të bërë sikur ka betejë, ka edhe kandidatë të përbashkët. Ose me Ramën ose me familjen tënde. Ose me Ramën ose me Shqipërinë.

Enton Abilekaj: Mirë vazhdo recito ti…

Lulzim Basha: Vota për ne është e vetmja votë kundër korrupsionit.

Enton Abilekaj: Ne folëm për ju dhe ju futët Saliun në mes. Ne po flisnim përballja Rama-Basha, ju e futët në mes sepse e dini që nuk jeni ju kundërsthar i Ramës por është Berisha. Rama të ka zgjedhur ty dhe jo Saliun. Ka zgjedhur të shkëmbejë me ty në rrjete sociale.

Lulzim Basha: I vetmi që lufton Ramën jam unë, të tjerët janë bashkë me të. Bashkë i bëjnë pazarët, mbyllën listat, edhe kandidatë i kanë të përbashkët që te kandidatët e Benet Becit në Shkodër dhe pastaj Elvis Rroshi, në listën e Sali Berishës.

Enton Abilekaj: Nuk është ai, por kushëriri.

Lulzim Basha: Mos u bëj qesharak. Elvis Rroshi është në fushatë për Berishën. Se e kanë Elvis Rroshin, paradite Rama dhe mbasdite Berisha? Rama ka stretegji, të bëjë sikur bën betejë me Berishën. 

Enton Abilekaj: Na i thuaj pak emrat pra meqenëse i di.

Lulzim Basha: Bëj search aty.

Enton Abilekaj: Flisni me fakte dhe jo me komente.

Lulzim Basha: Ne kemi kallëzim për Malin e Tiranës, publikojeni në median tuaj.