TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë tentativës për të vjedhur, një shumë parash, në një banesë në Farkë. Sipas policisë, 49-vjeçari kishte vjedhur sende me vlerë, në një banesë tjetër, në të njëjtën zonë, 4 ditë më parë.
“Pas njoftimit se në një banesë në Farkë, një shtetas kishte hyrë për të vjedhur, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Zona”, u kap në flagrancë autori, shtetasi L. D.(H.)., 49 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se ai kishte vjedhur sende me vlerë, në një tjetër banesë në Farkë, më datë 19.07.2025”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.