AKTUALITET, 23 Korrik 2025, 13:40

Celibashi: Mandatin e "Nisma Shqipëria Bëhet" e merr Kleana Xhuveli

Celibashi: Mandatin e "Nisma Shqipëria Bëhet" e merr Kleana

Kleana Xhuveli, kushërira e Adriatik Lapajt do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, duke i dhënë fund debatit mes dy ish aleateve ne zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.

Më tej Celibashi tha: “Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në datën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë.

Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit”.

Celibashi: Mandatin e "Nisma Shqipëria Bëhet" e merr Kleana
Kleana Xhuveli