AKTUALITET, 23 Korrik 2025, 14:27

Zjarr në afërsi të Dajtit, zona ‘pushtohet’ nga tymi

Zjarr në afërsi të Dajtit, zona ‘pushtohet’ nga tymi

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pranë teleferikut në malin e Dajtit, pranë Tiranës.

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të marrë nën kontroll flakët, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë zonën.

Autoritetet lokale po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth. Ende nuk ka informacion për shkaqet që kanë sjellë këtë zjarr.