AKTUALITET, 18 Maj 2023, 11:28

“Në Kamëz gjendja është dramatike”- Kandidati i “BF”, Arjan Hoxha: Rezultati i paracaktuar me anë të leximit elektronik, kërkojmë ngritjen e një komisioni të pavarur

“Në Kamëz gjendja është dramatike”- Kandidati i

Kandidati i “BF”, Arjan Hoxha ka deklaruar se rezultati në Kamëz ishte i paracaktuar me anë të leximit elektronik. Në protestën para KQZ-së, ai tha se do të kërkojnë ngritjen e një komisioni me grup ekspertësh të pavarur dhe të huaj.

Arjan Hoxha shtoi se gjendja në Kamëz është dramatike dhe qytetarët atje nuk arrijnë ta besojnë dot rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Arjan Hoxha: Kemi trokitur në çdo derë gjatë kësaj fushate, kemi gjetur mbështetjen e tyre. Sot të shkosh në Kamzë është gjendje dramatike, askush nuk e percepton dhe askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Nuk ka logjike elektorale as perceptim publik. Një rezultat i paprecedentë që nuk justifikohet në asnjë lloj zgjedhje e pritshmërie.

Është rezultat i paracaktuar me anë të leximit të elektronik.

Do të kërkojmë të ngrihet një komision me grup ekspertësh të pavarur dhe të huaj.

Po ngremë zërin sepse kjo nuk i shërben vetëm Kamzës por gjithë Shqipërisë.

Është formulë dhe rezultat i paracaktuar. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë veten të tradhtuar, asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin e tyre të lirë. Nuk i heq pikë as presje intimidimit dhe presionit. Administrata është turrur si lukuni ditën e votimit, nga drejtorë që kanë mbushur xhepat janë futur brenda qendrave të votimit. Ka patur presione e intimidime.

Pyetje: Cilat janë faktet konkrete?

Arjan Hoxha: Kemi pamje filmike, shkëmbime në komunikim dhe Whatsapp.

Kemi fakte që thonë votova 3 e më doli 1. Kishe 20 patronazhista dhe aktivistë brenda qendrës së votimit.