AKTUALITET, 24 Qershor 2024, 19:32

Gati për të bërë historinë, Sylvinho ul në stol Hysajn! Njihuni me formacionin zyrtar të Shqipërisë kundër Spanjës

Gati për të bërë historinë, Sylvinho ul në stol

Shqipëria do të ndeshet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B, aty ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të një kampionati Europian.

Sylvinho i ka besuar 11-shes titullare që futi kundër Kroacisë, teksa ndryshimi i vetëm është Hysaj që zëvendësohet nga Balliu.

Sa i përket Spanjës, De La Fuente ka bërë një rotacion të ekipit të parë, pasi ka arritur të sigurojë kreun e Grupit B, teksa tashmë pret të mësojë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.