TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Borsh të Sarandës. Burrë e grua kanë humbur jetën . Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, dhe shkak ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka shkaktuar edhe zjarrin në banesë.
Borsh/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes