TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga presioni i lartë i gjakut nuk po preken vetëm grupmosha e tretë por, edhe të rinjtë nën moshën 40 vjeç. Sipas mjekëve përveç, obezitetit dhe jetës sedentare, faktorë rriskues përmendin duhanpirjen dhe konsumimin e pijeve energjike.
Shpesh hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë” për shkak se në 50% të rasteve sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj, për shkak se nuk shfaq shenja klinike. Tek bluzat e bardha nga hipertensioni po kërkojnë ndihmë edhe 18 apo 19-vjeçarët, ndaj mjekët këshillojnë kryerjen e kontrolleve rutinë, qoftë me mjekun e familjes apo atë të zemrës.
“Kam pasur edhe 18-19 vjeçar, që janë sekondare. Kam pasur edhe raste të tjera që janë raste ekstreme ku kanë prapavijën një shkak që i aktivizon”, tha mjeku kardiolog Taulant Gishto. Një dhimbje koke, një zhurmë në veshë, kurrsesi nuk duhen neglizhuar thotë mjeku Gishto. “Simptomat klasike: Dhimbje koke, zhurma në vesh, marrje mëndësh, humbje e ekuilibrit, mund të jetë edhe njëra nga këto, jo të gjitha”, shton ai.
Hipertensioni është i trajtueshëm, dhe nëse nuk trajtohet siç duhet, presioni i lartë i gjakut mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit si dhe nxjerrjen jashtë funksioni të veshkave.