AKTUALITET, 23 Korrik 2025, 17:34

Hetimet ndaj Erion Veliajt/ SPAK i komunikon akuzën deputetes së PS Klotilda Bushka. Merren të pandehur 30 persona, mes tyre dhe daja i Ajola Xoxes

Hetimet ndaj Erion Veliajt/ SPAK i komunikon akuzën deputetes së PS

Detaje të reja nga hetimet e Erion Veliajt. Krahas kryebashkiakut Veliaj, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri fizike. 

SPAK i ka komunikuar akuzën dhe Klotilda Bushkës, deputete e PS-së. 

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, Bushka i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka.

Deputetja e PS-së u shpreh asokohe se është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta. Pavarësisht deklaratave të saj, u publikua edhe një foto e Bushkës, në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën.

Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Të pandehur janë marrë Adela Kondakçiu dhe Flutur Xhani, Valmir Xoxa daja i Ajola Xoxes.