TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, në të cilën u hap Grup-Kapitulli i tretë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm, Igli Hasani thekson se me hapjen e këtij grup kapitulli dëshmohet se sa shumë ka arritur Shqipëria brenda një kohe të shkurtër.
Grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse. Në Konferencën ndërqeveritare, Shqipëria përfaqësohej nga ministri Hasani si dhe ministrja Adea Pirdeni.
Postimi i ministrit Hasani:
Shqipëria qëndron përkrah BE-së dhe BE-ja qëndron përkrah Shqipërisë.
Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse – gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel.
Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër. Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur.