AKTUALITET, 22 Maj 2025, 16:16

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli i GJKKO dënoi Blendi Tetën me 25 vite burg, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli i GJKKO dënoi Blendi Tetën me 25 vite

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm që dënoi Blendi Tetën me 25 vite burg, për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko.

Në qershor 2022, Apeli i GJKKO dënoi Tetën duke e gjetur fajtor për atentatin që iu bë një prej njerëzve të besuar të Ervis Martinajt. Teta akuzohej se kishte vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe më pas kishte ndihmuar autorët për ta ekzekutuar.

Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 në zonën e ish-Kinostudios. Santiago Malko ishte edhe pronar i disa pikave të basteve sportive në bashkëpunim me Ervis Martinajn.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

GJ.K.K.O 52104-00023-00-2023 BLENDI TETA Nenet 78/2, 28/4, 333/a/2, 334 pika 1 te K.Penal. “ Prishjen e vendimit nr. 32, datë 14.6.2022, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.