TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, përmes një video të publikuar, shkruan se Helikopterët Black Hawk të Forcës Shqiptare Ajrore do të kenë tashmë bazën e vet, teksa kanë hangarin e ndërtuar enkas.
Sipas Ramës, kjo krijon lehtësira për kryerjen e mirëmbajtjes dhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët..
“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.
Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.”, shkruan ai.