AKTUALITET, 22 Maj 2025, 16:48

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbulohet identiteti! Gruaja e tij dyshohet se di emrin e autorit

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbulohet identiteti! Gruaja e tij

Shqiptari që u ekzekutua ditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë, është identifikuari si Altin Arapaj, 41 vjeç.

Ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se para se pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë ‘më ka qëlluar një mik’.

Altin Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.