TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autobusi i linjës Sarandë-Athinë është ndaluar nga policia e Igumenicës, pasi brenda tij janë gjetur dy shqiptarë pa dokumentacionin e nevojshëm.
Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit, si dhe ka sekuestruar autobusin. Konkretisht, arrestimi u krye kur oficerët e policisë kryen një kontroll në autobusin që po dilte nga Greqia, në pronësi të një agjencie turistike shqiptare, që operonte në një linjë ndërkombëtare, në të cilin u identifikuan dy pasagjerë, të cilëve u mungonin dokumentet e nevojshme për hyrjen dhe qëndrimin e tyre të ligjshëm në Greqi.
Autobusi i kapur me klandestinë në Igumenicë, i linjës Sarandë- Athinë është i kompanisë “ Ahmeti Travel”. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.