AKTUALITET, 22 Shkurt 2023, 14:46

“Hante mish dhe pilaf, e vinte gjoba”- Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestë: Mblidhemi para parlamentit të krimit. Rama do japë llogari para shqiptarëve për McGonigal

“Hante mish dhe pilaf, e vinte gjoba”- Berisha thirrje për

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur ditën e nesërme para parlamentit, në orën 10:00.

Berisha deklaroi se Rama do të japë llogari për skandalin McGonigal duke ironizuar edhe deklaratat e tij në lidhje me ish zyrtarin e FBI-së.

“A ka lidhje lista që Lulzim Basha dorëzoi për biznesmentët që gjasme mbështesin foltoren edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë asnjë qindarkë dhe pastaj thirrja e tyre një nga një. A ishte kjo një praktikë për t’i çuar këta drejt grupit gjobëvënës. I bëj thirrje DASH, Kongresit të SHBA dhe vetë FBI të hetojë me hollësi të gjitha këto akte dhe veprime.

McGonigal, Marco Rossini, Agron Neza, Dorian Duçka nuk operuan në ishullin e Robinson Cruzzosë. Në çfarë mënyre mbyllën sytë dhe veshët e atyre që duhet t’i shihnin. Edi Rama kërkon t’i shpëtojë kësaj por nuk mund t’i shpëtojë kurrë. Prapa diellit do të shkojë por do i japë llogari shqiptarëve për këtë. Thotë për McGonigali, hante mish dhe pilaf se ashtu ishte puna e FBI. Puna e FBI për të mbushur me gjoba. PE të reagojë me urgjencë dhe të krijojnë komisione hetimore për RamaGate. Është interesi më i mirë i tyre.

Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë në vende europiane. Nesër ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të protestojnë më fuqinë më të madhe para parlamentit të krimit. Deputetët tanë do bëjnë përpjekje për arritjen e qëllimeve të tyre. Para botës dhe Europës ka një parlament të vetmin që ka përjashtuar për disa javë 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet”, deklaroi ai.