TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Politikanët dhe mediat shqiptare në Mal të Zi dhe Kosovë kanë reaguar ashpër pas dhunimit barbar të Petraq Milos, profesor dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Meta. Ato kërkojnë reagimin e kryeministrit Dritan Abazoviq, që ende nuk ka thënë një fjalë të vetme për dhunimin barbar të profesorit shqiptar, Petraq Milo, nga policia kufitare malazeze.
Politikanë dhe parti shqiptare në Mal të Zi kanë reaguar gjerësisht ndaj dhunës së ushtruar nga policia kufitare malazeze, duke kërkuar që dhunuesit të identifikohen dhe të merren masat e duhura.
Mbrëmë media lokale të Podgoricës publikuan pamje të reja të dhunës së ushtruar, ku Milo goditet në fytyrë dhe nxirret zvarrë nga vetura e tij.
Insajderi në Kosovë ka provuar të kontaktojë më kabinetit qeveritar të Abazoviq dhe vetë Abazoviqin, por ai nuk ka kthyer përgjigje ndonëse fjalët/pyetjet i ka marrë. Zëdhënësi i tij, Millosh Perishiq, nuk e ka hapur as telefonin ndërsa pyetjet me shkrim i ka lënë në “seen”.
"Më 27 shkurt Qeveria e Shqipërisë do të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Malit të Zi, ku dy shtetet proklamojnë marrëdhënie prej më të mirave ndërshtetërore, ndërsa nuk dënohet një rast i tillë i dhunës.
Abazoviq, madje e përdor politikisht etnicitetin e tij prej shqiptari kur i nevojitet të shënojë ose mbrojë pikët e tij politike, si në rastin e rrëzimit të qeverisë së tij, kur viktimizohej se “po më shkarkoni vetëm sepse jam shqiptar”, shkruan Insajder.
Megjithatë, as edhe një fjalë e vetme nuk ka ardhur për rastin e dhunës ndaj profesorit, e mbyll reagimin media në Kosovë.