TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shqipëri. Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza”.
Në orën 15:45 zyrtarja e lartë e BE do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrin Edi Rama.
Gjatë vizitës treditore në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë mëngjes zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë.
Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Bosnjë e Hercegovinë më 28 tetor dhe më pas në Serbi. Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor.