TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë publikuar pamjet e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, nga tre agresorët Dorian Alia, Etlon Kasaj dhe Drivald Alia. Avokati po qëndronte para hyrjes së kopshtit në ish-Bllok në Tiranë, ku kishte lënë djalin e vogël dhe është sulmuar befasisht nga tre personat të cilët e kanë goditur.
Siç shihet në këto pamje avokati qëndron në derën e kopshtit, ku sapo kishte lënë fëmijën.
Ndërkohë personat afrohen dhe e qëllojnë, duke rrëzuar në tokë avokatin Mëngjesi. Edhe pse avokati qëndron i shtrirë, tre personat vazhdojnë ta qëllojnë me shqelma. Më pas autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.
Pranë ndodhet edhe një edukatore, e cila shihet që largohet me vrap.
Policia ka prangosur organizatorin Dritan Nano, ndërsa njëri prej dhunuesve Dorian Alia është vetëdorëzuar. 3 të rinjtë e tjerë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë në arrati ndërsa policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tyre.
Autorët e sulmit janë Dorian Alia, 32 vjeç, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, dhe Romario Tabaku, 26 vjeç. Ky i fundit ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT.
Përveç 4 autorëve të identifikuar policia ka ndaluar me iniciativë edhe organizatorin e këtij sulmi, Dritan Nano, 58 vjeç.
Po ashtu policia vë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion që cojnë në kapjen e tyre.
Sipas Tonin Vocajt, drejtor i Policisë së Tiranës, avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar nga 4 personat për shkak të detyrës.
“Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë. Proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar nga ai. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me studion ligjore.
Është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciative, i dyshuar si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale”, tha Vocaj.
Sipas Vocajt, autorët nuk janë të paguar, por ata kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin.
“Autorët nuk janë të paguar por autorët janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Janë takuar një muaj më para, para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarje” tha Vocaj.
Vocaj sqaroi edhe itinerari që ndoqën autorët pas ngjarjes: “Pas ngjarjes, autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njeri ka lëvizur me një Audi, ndërsa autorët e tjerë kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar në zonën e Astirit”.
Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e katër personave të shpallur në kërkim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp).