TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë propozuar një projekt rezolutë ku kërkohet të dënohet agresioni rus mbi Ukrainën si dhe i kërkohet qeverisë shqiptare të ndihmojë në shpëtimin e jetës së civilëve ukrainas.
Deputetët Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Isuf Cela, të shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, si mbështetës të ish kryeministrit Berisha i kërkojnë qeverisë largimin nga nisma “Ballkani i hapur”.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Qeverisë të largohet menjëherë nga nisma “Ballkani i hapur” që bie në kundërshtim me interest kombëtare të Republikës së Shqipërisë…”, thuhet ndër të tjera në projekt rezolutë.



