TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një mesazh informues për shtetasit amerikanë, teksa i fton të qëndrojnë të informuar dhe të sigurt, duke u referuar tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në njoftimin e saj, ambasada këshillon që qytetarët amerikanë të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP), përmes faqes zyrtare step.state.gov, në mënyrë që të marrin përditësime dhe njoftime sigurie drejtpërdrejt nga përfaqësia diplomatike e ambasadave amerikane.
“Qëndroni të informuar. Qëndroni të lidhur. Qëndroni të sigurt. Shtetasit amerikanë duhet të regjistrohen në Smart Traveler Enrollment Program në step.state.gov për të marrë përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.