TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sesioni i ri parlamentar për vitin 2023 ka nisur me diskutime dhe debate. Ish-kryeministrit Sali Berisha iu ndalua fjala gjatë seancës plenare, duke shkaktuar debate.
Berisha, sëbashku me disa deputetë të Partisë Demokratike, pavarësisht kufizimit të fjalës, vijuan të qëndrojnë tek Foltorja.
Ish-kryeministri tha se kjo që ndodhi ishte një puç parlamentar kundër opozitës.
Berisha: Kjo që ndodh është një puç parlamentar kundër opozitës. Është një mënyrë për të shuar zërin e opozitës. Hajde bëj be nëse nuk ka qenë ndonjëherë Rozeta. Kanë frikë nga vetja, nga bëmat e tyre. Zotohem se ky Parlament do funksionojë në mbrojtje të interesave të tua, në kontroll dhe mbrojtje të pasurive publike dhe interesat e publikut shqiptar. Ishte një fillim i yni, ia mbathën se nuk duronin dot fillimin e opozitës në Parlament.