TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një dhunues të ligjeve të vendit.
Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi Rama ka inkriminuar punën e Parlamentit, pasi sipas tij ai e përdor legjislativin për interest e tij personale.
Berisha riktheu në kujtesë rastin e pastrueses Rozeta Dobi, duke pyetur ministrin Niko Peleshi dhe ministren Belinda Balluku, nëse Dobi kishte pastruar edhe në shtëpitë e tyre.
Ai shtoi se pushtetarët në Shqipëri i kanë mbushur dyshekët plotë me para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë.
“Ky Parlament është shndërruar në një dhunues të ligjeve të vendit. Për shkak të një personi që ka inkriminuar veten, ku Parlament funksionon në kudërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. Ky Parlament u mohon deputetëve të drejtën kushtetuese. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat. Në çdo Parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër. Ju nuk guxoni sepse i keni të mbushur dyshekët, lavatriçet me paratë e vjedhura.
Më lejoni t’ju pyes, Niko më thuaj a ka ardhur Rozeta në shtëpinë tuaj ndonjëherë. Ku është Ballukja. Ne nuk kemi detyrë tjetër veçse kontrollin ndaj jush. Ju bëni gjithçka të na bllokoni kontrollin. Thuaja Edi Ramës zonjë, të marrë fund kjo praktikë. Ju e dini që ai ka firmosur për të qenë kryetar i një oprganizate kriminale. Ai ka udhëtuar 137 herë më shumë se çdo sheik në botë me avion privat. Rregullat themelore të Parlamentit të mos i shkelësh. Ti je një zonjë, nuk më shkon mua të përdor këtë platformë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën. Sepse ai is tis të gjitha këto. Tani me Facebook”, u shpreh Berisha.